Në Shkollën e Mesme Teknike "Presheva", mësimet me literaturë të vjetër dhe shënime periodike (foto)
Lokale

Në Shkollën e Mesme Teknike "Presheva", mësimet me literaturë të vjetër dhe shënime periodike (foto)

13.Oct.2015 12:05
0
Nxënësit e shkollës së mesme teknike "Presheva" në Preshevë, kanë mungesë të teksteve mësimore dhe në këtë mënyrë ata thonë se kjo paraqet një pengesë të madhe në zhvillimin e procesit arsimorë dhe avancimin e tyre profesional.

Ndihmës drejtori i kësaj shkolle, Telat Arifi është shprehur se nxënësit e shkollës ka disa vite që ballafaqohen me mungesë të teksteve mësimore.

“Ky është problem numër një në shkollë. Mësimdhënësit janë detyruar të shpjegojnë me literaturë të vjetër dhe me shënime. Disa nga mësimdhënësit kanë shtypur skripta për nxënësit, sidomos në paralelen e mjekësisë ku janë botuar katër botime, në elektro tre botime dhe maqineri tre botime”, ka thënë Arifi për Titulli.com.

Lidhur me personelin arsimor ai potencoi se  shkolla numëron 125 mësimdhënës, prej tyre 20 të gjuhës serbe.

Aleksandra Mançiq, mësimdhënëse e gjuhës serbe në shkollën e mesme teknike thotë se nxënësit nuk janë edhe aq të interesuar për mësimin e gjuhës serbe. Ndoshta ndikon edhe mos përshtatja e librave mundësive të tyre.

“Poashtu nxënësit vijnë këtu me dituri të munguar sa i përket mësimit të gjuhës serbe. Nxënësit e paraleles së medicinës në mënyrë të shkëlqyeshme mbizotërojnë mësimin dhe detyrat e gjuhës serbe”, theksoi ajo për Portalin Informativ Titulli.com. 

Fisnike Lutfiu, nxënëse në paralelen e mjekësisë lidhur me mësimin e gjuhës serbe potencoi se gjuhën serbe e mëson që nga klasa e parë.

“ Në fillim kemi hasur në vështirësi të të kuptuarit e gjuhës, por falë mësimdhënësve të mirë kemi mund të marrim shumë njohuri. Por prapëseprapë ne si nxënës hasim në vështirësi të të kuptuarit të gjuhës. Për të marrë njohuri më të gjerë për këtë gjuhë, për mendimin tim do të ishte e nevojshme ndjekja e kurseve, që të mund sa më lehtë ta përvetësojmë gjuhën, tha Fisnike Lutfiu. 

Ka edhe nxënës që nuk janë të kënaqur me mësimet e gjuhës serbe, Ardi Haliti thotë   se tekstet nuk janë të përshtashëm.

“Ne nuk jemi shumë të kënaqur me gjuhën serbe, sepse tekstet janë shumë të gjata, kemi shumë pak ushtrime, për ate nuk e kuptojmë shumë mirë. Pasi që ne jetojmë në një vend ku nevojitet njohja e gjuhës serbe do të mundohemi që gjithnjë të kërkojmë njohuri rreth kësaj gjuhe”, pohoti Haliti. 

Në Shkollën  e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë vijojnë mësimet 1024 dhe si problem kryesorë mbetet mungesa e teksteve mësimorë që është pengesë serioze e arritjes së njohurive profesionale./Titulli.com/

Festa në Bujanoc mund të përfundojë me të arrestuar?
Elvina Lakna e diplomuara e parë në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration